Gazeta "Zaman" hapet me foton e madhe të Erdoganit
Një ditë pasi gazeta turke "Zaman" u mor në kontroll nga ana e shtetit u hap me një fotografi të madhe të Erdogan dhe tregohet sesi presidenti po ndërton një urë të madhe mbi Bosfor.

Gazeta i ka kaluar nën kontroll shtetitme vendim të gjykatës.

Zaman ishte afër lëvizjes Hizmet të klerikut me ndikim, Fethullah Gulen.

Kryeministri Ahmet Davutoglu ka thënë se marrja nën kontroll e gazetës “ka qenë e ligjshme dhe jo politike”.

Në botimin e fundit para se të merrej në kontroll nga qeveria, Zaman në versionin anglisht ka nxjerrë si ballinë titullin “Ditë e turpshme për shtypin e lirë në Turqi”. /Albeu.com/
Shtuar më 06/03/2016, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori