Gazeta sllovene Delo: Serbia, fuqi rajonale
Albeu.com
Idenë që Boris Tadic të përfshihet në bindjen e sllovenëve për të pranuar marrëveshjen e arbitrazhit me Kroacinë gazeta sllovene ‘Delo’ e cilëson si shenj se Evropa po i jep Serbisë rolin e një fuqie rajonale.Njëkohësisht, sipas ‘Delo’, Evropa e konsideron presidentin serb, Boris tadic, si “zërin më me ndikim në rajon”.

Në komentin e gazetës sllovene më me ndikim, përkujtohet edhe fakti se për angazhimin e Tadic në Slloveni janë angazhuar edhe ambasadorët e Britanisë, Zagreb dhe Lubjanë, dhe se me këtë propozim është pajtuar edhe kolegu i tyre amerikan në Kroaci.

Megjithëse kryeministri slloven, Borut Pahor, deklaroi të mërkurën se sllovenëve nuk ju duhet ndihma e Tadic, gazeta ‘Delo’ këtë propozim e sheh si një fuqizim rajonal të Serbisë nga ana e Evropës, gjë që, sipas gazetës, është e dukshme që nga konferenca e muajit mars në Brdo të Kranjit.

Duke përkujtuar se Serbia (për shkak të Kosovës) nuk mori pjesë në atë takim, në komentin e gazetës theksohet edhe ajo se ftesës për pjesëmarrje nuk iu përgjigj as Herman Van Rompuy. Prandaj, gazeta vjen në përfundim se presidenti i Këshillit të Evropës në këtë mënyrë e mbështeti presidentin Tadic, i cili paraprakisht “i refuzoi lutjet dhe ftesat e Pahor” për pjesëmarrje.

Pra, BE atëherë, dhe ambasadorët tani, ndoshta pa dashje, ose për shkak të mosnjohjes së situatës në rajon, Serbisë ia dhanë rolin e fuqisë rajonale, nënvizon ‘Delo’.

Sipas gazetës, rëndësinë Serbisë ia shton edhe fakti që ajo paraqet njëlloj ure me Rusinë, ndërkohë që është edhe “faktor vendimtar” për fillimin e reformave dhe të qetësimit të marrëdhënieve tejet të acaruara në Bosnje e Hercegovinë.

Në bazë të gjithë këtyre elementeve, ‘Delo’ pohon se imponohet edhe rëndësia e Serbisë për të gjitha iniciativat rajonale dhe për bashkëpunimin politiko-ekonomik rajonal.
Shtuar më 27/05/2010, ora 21:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori