Gazeta serbe ia kushton ballinën njeriut që mashtroi se ishte pjesë e CIA-s
Mediet beogradase i kanë kushtuar një shkrim të veçantë Petar Mihajloviqit, personit që ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti ishte paraqitur në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel” me pretendimin se është bashkëpunëtor i CIA-së dhe punon por Policinë e Serbisë.

Gazeta “Kurir” në numrin e sotëm ka dhënë detaje rreth pensionistit (66 vjeçar) që tentoi të futet ilegalisht në kampin ushtarak afër Ferizajt.

“Çfarë tha i paraburgosuri në seancë. Sa kohë kaloi në bazën më të madhe amerikane”, janë disa prej çështjeve që ka ngritur ky medium, transmeton Indeksonline
Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar 30 ditë masën e paraburgim për veprën e kryer “prezantim i rremë si person zyrtar”.

Vlen të theksohet se në deklaratën e tij për PK-në ka thënë se në Prishtinë ka ardhur me autobus të linjës Prishtinë-Beograd e më pas me një autobus tjetër ka shkuar në “Bondsteel”.
Shtuar më 10/07/2018, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori