E përditshmja
franceze “Le
Figaro” ka raportuar për arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën
franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse.
“Ish-kryeministri i
Kosovës, Ramush Haradinaj, i kërkuar nga Serbia për krime
lufte, është arrestuar sot në aeroportin Basel-Mulhouse-Fribourg, kanë bërë të ditur burimet policore
franceze”, shkruan “Le
Figaro”.
“Ai është arrestuar nga policia kufitare me të zbritur nga avioni me të cilin ka ardhur nga Prishtina, kryeqyteti i
Kosovës, dhe i është paraqitur zyrës së prokurorit publik në Mulhouse”, thuhet në shkrimin e gazetës
franceze, transmeton Gazeta Express.
“Një fletarrestim ndërkombëtar ndaj tij është lëshuar më 2004 nga Serbia. Ish-udhëheqësi i kryengritësve gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë ka qenë kryeministër në vitet 2004 dhe 2005. I gjykuar për krime
lufte, ai është shfajësuar dy herë nga Tribunali i OKB’së në Hagë”, përfundon shkrimi i “Le
Figaro”.
Shtuar më 04/01/2017,
ora 23:31