Gazeta daneze u kërkoi falje muslimanëve
Pëlqej
Albeu.com
Gazeta daneze "Julands-Posten" sot publikisht u kërkoi falje muslimanëve për shkak të publikimit të karikaturave ofenduese të profetit Muhamed. Ministri danez Ander Fog Rasmusen përshëndeti hapin e këtillë të gazetës.Në letrën e botuar në gazetën "La tribjun", mes tjerash thuhet:

"Kërkojmë ndjesë për shkak të mosmarrëveshjes së madhe deri te e cila erdhi për shkak të shpalljes së karikaturave të profetit Muhamed, e që nxitën ndjenja armiqësore ndaj Danimarkës. Në asnjë moment nuk ishim të vetëdijshëm se sa është ndjeshmëria e muslimanëve që jetojnë në Danimarkë dhe të gjithë pjesëtarëve tjerë të kësaj feje në mbarë botën lidhur me çështjen e përmendur".

Letra ishte e përkthyer në arabisht dhe e nënshkruar nga Karsten Juste, kryeredaktor i gazetës "Julands-Posten".

Karikaturat përvec gazetës "Julands-Posten" u botuan edhe nga disa gazeta tjera evropiane, gjë e cila nxiti një valë pakënaqësie dhe revolti në mesin e muslimanëve në mbarë botën, të manifestuar përmes protestave masive, prej të cilave disa përfunduan edhe me dhunë.
Shtuar më 09/02/2006, ora 14:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori