Gauland presion Merkelit: Të pezullojmë menjëherë azilin për myslimanët
Me sulmet e njëpasnjëshme që po ndodhin në Gjermani, Kancelarja Angela Merkel, është gjendur së fundmi para presionit të ushtruar nga partitë e tjera vendase.

“Nëse kancelarja Angela Merkel nuk mbyll kufijtë dhe nuk regjistron të gjithë refugjatët myslimanë në Gjermani si edhe të rrisë praninë policore në rrugët tona, atëherë ajo do të jetë bashkëpërgjegjëse për sulmet e tjera terroriste, që me siguri do të vazhdojnë, deklaroi sot Alexander Gauland, numri dy i partisë nacional popullore ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD).

“Duhet të pezullojmë menjëherë të drejtën e azilit për myslimanët deri kur të gjithë kërkuesit e tij në Gjermani të jenë të regjistruar”, tha Gauland.

Sipas Alexander Gauland, Angela Merkel po shpërfill rrezikun terrorist dhe kështu izolohet edhe me shumë. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2016, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori