Gati për luftë, SHBA planifikon dërgimin e armëve bërthamore në kufi me Korenë e Veriut
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut po marrin seriozisht në konsideratë vendosjen e armëve bërthamore taktike në kufirin me Korenë e Veriut për të "mbyllur njëherë e mirë problemin me regjimin e Kim Jong Un", shkruan Albeu.com.

Mësohet se vendosja e armëve bërthamore taktike në kufirin mes dy Koreve do të jetë një sinal i fortë që do të ndryshojë balancat në rajon duke u bërë një kërcënim i drejtpërdrejt për regjimin e Koresë së Veriut nëse mendon të sulmojë SHBA-në, Korenë e Jugut apo Japoninë.

Shefat e sigurisë së dy vendeve janë takuar ditët e fundit dhe plani është duke u marrë seriozisht në konsideratë për aq kohë sa edhe Koreja e Veriut nuk ka qëllim që të ndërpresë provat me raketa, njëra prej të cilave kaloi mbi kokat e japonezëve javën e shkuar.

Ndryshe nga armët bërthamore strategjike, të cilat kur shpërthejnë kanë një fuqi të madhe dhe shkatërrojnë hapësira të gjëra, armët bërthamore taktike kanë një karakter tjetër. Ato përdoren zakonisht në zona luftimi dhe kanë rreze më të ngushtë pasi presupozohet se në atë rajon ka edhe forca "mike", shkruan Albeu.com.

Të tilla armë cilësohen si "game changer" në zona luftimi pasi mund të shkatërrojnë një formacion të tërë ushtarak me një shpërthim. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori