Gates 'mbetet shef i Pentagonit'
Pëlqej
Albeu.com
Sekretarit amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, njoftohet se i është kërkuar që të qëndrojë në post për të paktën një vit pasi Barack Obama të marrë presidencën. Njoftohet se z. Gates e ka pranuar propozimin.Gates, ish-drejtor i CIA, u emërua sekretar i Mbrojtjes nga Presidenti Bush dy vjet më parë. Ai promovoi operacionin e shtimit të trupave amerikane në Irak së fundmi që cilësohet si shkaku pas rënies së dhunës atje.
Z. Obama ishte kundër këtij operacioni, por ai dhe z. Gates bien dakord për të t'i kushtuar vëmendje më të madhe situatës në Afganistan.
Parlamenti në Irak ndërkohë pritet të votojë të mërkurën për marrëveshjen irakiano-amerikane për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.
Marrëveshja, e nënshkruar javën e kaluar nga qeveria irakiane me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, parashikon që rreth 150 mijë trupat amerikane të dislokuara në Irak, të largohen prej andej deri në fund të vitit 2011.
Korrespondentët thonë se shumë grupime politike në Irak janë kundër marrëveshjes dhe përpjekjet që ka bërë qeveria për të siguruar mbështetje për të, nxjerrin në pah ndasitë e vazhdueshme etnike dhe sektariane në vend.
Plani për tërheqjen e trupave amerikane kërkoi një vit me negociata me amerikanët.
Ai është miratuar nga kabineti irakian, por në parlament pritet një debat i fuqishëm, si nga partitë sunite, ashtu dhe nga ato shiite që nuk e mbështesin qeverinë.
Me rëndësi kyçe për marrëveshjen është pakica e deputetëve sunitë, mbështetja e të cilëve është e nevojshme për të krijuar një ndjesi të konsensusit kombëtar në këtë çështje.
Ata kërkojnë përfshirjen e më shumë sunitëve në forcat e sigurisë së vendit dhe thonë se qeveria duhet të përmbushë këtë dhe disa kërkesa të tjera që ata ta miratojnë planin.
Dhe partia shiite e vijës së ashpër, ajo e mbështetësve të al-Sadrit, e kundërshtonë planin. Sadristët kërkojnë largimin e trupave brenda këtij viti.
Partitë kryesore shiite dhe kurde kanë pothuajse të 138 votat e nevojshme në parlamentin me 275 vende për ta miratuar marrëveshjen.
Por qeveria thotë se nuk do ta cilësonte si fitore miratimin nëse nuk do të siguronte një shumicë që do të përfshinte dhe sunitët.
Negociatat vazhdojnë dhe nëse ato nuk janë të suskesshme,votimi në parlament mund të shtyhet. (BBC)
Shtuar më 26/11/2008, ora 16:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori