Gara republikanëve, Romney fitues në 5 shtete
Ish-guvernatori i Massachusetts, Mitt Romney është shpallur fitues në votimet në pesë shtete amerikane për nominimin e kandidatit të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale.

Ai mori fitore në New York, Pennsylvania, Connecticut, Delaware dhe Rhode Island, duke siguruar praktikisht nominimin. "Pas 43 votimeve paraprake, shumë ditë dhe jo pak netë të gjata, mund të them me besim dhe mirënjohje, se ju më keni dhënë nder të madh dhe përgjegjësi serioze. Së bashku me ju ne do të fitojmë me gjashtë nëntor", u shpreh ai mbështetësve të tij. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2012, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori