Gara presidenciale, çfarë tregojnë sondazhet për Trump
Një sondazh i ri i Reuters / Ipsos e vendos ish-zëvendëspresidentin amerikan Biden në krye të garës presidenciale, me 47% të preferencave përballë mes votuesve të regjistruar përballë 40% të presidentit Donald Trump.

Sondazhi u realizua pjesërisht gjatë Konventës Kombëtare Demokratike dhe një pjesë tjetër gjatë Konventës Kombëtare Republikane. Avantazhi i Bidenit në mesataren e të gjitha sondazheve ka qenë i qëndrueshëm dhe shumica e anketimeve (ndryshe nga Ipsos) e kanë vënë atë në krye me mbi 50% të votave.

Por një nga fenomenet më interesante gjatë kësaj fushate ka qenë vëzhgimi i analistëve, ekspertëve dhe votuesve lidhur me atë që ndodhi në vitin 2016. Anketimet sugjeronin asokohe se Trump do të humbiste ndaj Hillary Clinton, dhe ai, në fund, fitoi në Kolegjin Zgjedhor.

Një përgjigje ndaj të dhënave aktuale vjen nga Jim Vandehei i Axios. Ai thotë se bindja konvencionale që Trump nuk mund të fitojë është e gabuar. Nisur dhe nga cikli i 2016-tës, publiku nuk e beson që Bideni është përpara dhe mendojnë se Trump do të fitojë.

Një sondazh i Qendrës Kërkimore Peë të publikuar në fillim të këtij muaji tregon mjaft mire se çfarë po ndodh. Sondazhi e ngrinte Biden me 8 pikë ndaj Trump, shumë e ngjashme me mesataren dhe sondazhin e Ipsos.

Megjithatë, i njëjti sondazh zbuloi se amerikanët besonin me një diferencë prej 51% deri 46% që Trump do ta mposhtë Biden në zgjedhje. Sondazhi tregoi se votuesit ose besojnë se gara do të kthehet përsëri në favor të Trumpit ose se votimet që e nxjerrin atë humbës, janë të gabuara.
Shtuar më 30/08/2020, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori