Ganici kthehet ne Sarajeve
Albeu.com
Ish udhëheqësi i Bosnjës, Ejup Ganiç, ka mbërritur në aeroportin e Sarajevës pas një beteje pesë mujore me drejtësinë britanike. Në aeroport Ganiç u prit nga rreth 500 njerëz, të gjithë anëtarët e presidencës boshnjake të kohës së ...... luftës, përfaqësuese të organizatës “Nënat e Srebrenicës” dhe të shoqërisë civile. Ganiç u ndalua muaj më parë në aeroportin Hethrou të Londrës bazuar në një urdhërarresti ndërkombëtar të iniciuar nga Serbia. Pas një gjykimi prej pesë muajsh Gjykata britanike vendosi që të mos respektojë urdhërarrestin e Serbisë dhe të mos ia dorëzojë Ganiçin autoriteteve në Beograd.
Shtuar më 28/07/2010, ora 15:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori