Një gangster famëkeq francez, i cili bëri një ikje spektakulare gjatë verës, u
arrestua të mërkurën.
Redoine
Faid u ndalua nga
policia në rajonin Oise, në veri të Parisit. Ai u gjurmua nga
policia që nga korriku pasi personat e ngritën atë nga burgu duke përdorur një helikopter të rrëmbyer.
Faid u ndalua gjatë një bastisjeje në orët e hershme të mëngjesit në qytetin Creil, ku jeton familja e tij. Vëllau i tij, dy burra të tjerë dhe një grua ishin në mesin e të arrestuarve në aksionin që ishin të përfshirë rreth 50 policë.
46-vjeçari ishte duke vuajtur dënimin prej 25 vjetësh
burg për një
grabitje të dështuar që kushtoi me jetën e një oficeri policie.
Ai u
arrestua fillimisht në vitin 1998 për
grabitje të armatosur dhe në vitin 2013 u arratis nga një
burg tjetër duke përdorur eksplozivë për të shpërthyer nëpër pesë dyert e burgut dhe duke mbajtur rojet peng si mburoja njerëzore.
Shtuar më 04/10/2018,
ora 23:36