Televizioni shtetëror i Qipros aksidentalisht ka
transmetuar fjalimin e gabuar të presidentit të shtetit. Në sekondat e para pas mesnate, transmetuesi CyBC, ka
transmetuar fjalimin e ish-presidentit Demitris Christofias i cili uronte për vitin 2013.
Teknikët e
transmetimit e kanë vërejtur këtë
gabim disa sekonda pas nisjes sw
transmetimit, dhe e kanë ndërprerë programin për pak kohë, për ta zëvendësuar më vonë
fjalimin e duhur të Vitit të Ri, që ka dhënë presidenti aktual Nikos Anastasiades.
Një
gabim i njëjtë ka ndodhur edhe në Gjermani edhe në vitin 1987 pasi një televizion ka
transmetuar urimin e kancelarit Helmut Kohl duke i uruar gjermanët për një vit të mbarë nw 1986 – në vend të urimit së tij për vitin 1987. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2014,
ora 11:29