Gafa e Salvinit, publikon intervistën e një mafiozi
Si Ministër i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka armë të forta të betejës së tij politike, luftën kundër emigrantëve dhe mposhtjen e grupeve mafioze. Kreu i Lega Nord është parë shpeshherë në demonstrime personale kundër familjeve mafioze, sikurse është një banjë në pishinën personale të një bosi mafioz.

Mirëpo Ministri i Brendshëm italian nuk e kishte llogaritur në këtë video denoncuese, të postuar rrjetet, se do të ishte viktimë pikërisht e një prej shtyllave të programit të tij politik.

Në videon e postuar nga Salvini shfaqet një qytetar i komunës së Riace-s, i cili ankohet për kryetarin e Komunës se po favorizon emigrantët. Por Salvini e dinte se i kishte dhënë zë njërit prej pjesëtarëve të Ndragheta-s, i dënuar nga gjykata italiane.

Ministri i Brendshëm mori kritikat e kundërshtarëve politikë dhe ndërsa pranoi më pas se nuk ishte bërë verifikim i saktë rreth personit të intervistuar.
Shtuar më 10/10/2018, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori