Një 46 vjeçare angleze ka ngelur e habitur nga surpriza që ka marrë prej
postës së saj.
Vajza kishte porositur shampo nga një dyqan online por në momentin që ka marrë shampot , ajo ka gjetur brenda kutisë 20 pasaporta
amerikane.
Mësohet se DHL, e cila kishte ndërruar etiketat ka ngatërruar postën duke i dërguar Nicole
Mitchell dokumente konfidenciale.
Pasaportat kishin si destinacion njësinë 'OYP' në Ambasadën
Amerikane në Londër.
Menjëhëre
Mitchell ka lajmëruar policinë, dhe një punonjës i ambasadës amerikanë ka arritur në shtëpinë e saj në veriperëndim të Londrës dhe ka marrë
pasaportat amerikane. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2018,
ora 21:06