Ronaldo vendos për të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka vendosur të mbetet te Juventusi. Mediat italiane kanë raportuar të hënën se ylli portugez dëshiron ta respektojë kontratën me ekipin nga Torino.

Ronaldo ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022. Forma e dobët në të cilën ka kaluar ekipi italian, ka bërë që të flitet për një largim të portugezit.

Por, thuhet se lojtari u ka premtuar drejtuesve të klubit se do të mbetet pjesë e skuadrës edhe për edicionin e ardhshëm.

Ronaldo këtë sezon me Juventusin në të gjitha garat ka shënuar 34 gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.


Shtuar 3.05.2021 16:17