Gadafi: Libianët do të mbrohen
Admirali amerikan Mike Mullen, ka deklaruar se vendimi për zonën e ndalim fluturimit është tërësisht aktiv mbi qiellin e Libisë. “Nuk ka të dhëna se Gedafi po orientohet drejt përdorimit të armëve kimike", ka theksuar më tej admirali.

Sipas Myllen, gjatë 24 orëve janë bërë progrese domethënëse dhe në Bengazi forcat e Gedafit janë ndalur. Ndërkaq pas një ndërprerje të sulmeve të forcave ndërkombëtare në Libi, sulmet rinisën sërish.

Të dielën një aeroport i Libisë është bombarduar nga avionë që nuk janë lokalizuar nga radarët amerikanë.

Forcat franceze rinisën mëngjesin e së dielës ndërhyrjet ushtarake ajrore në qiellin e Libisë, pas bombardimeve të së shtunës. Po gjatë të dielës, aviacioni ushtarak britanik ka ndërmarë sulme ajrore në vend.

Pentagoni komunikoi se më shumë se 110 raketa kruiz janë hedhur që nga dita e djeshme , të lancuara nga anijet dhe nga nëndetëset amerikane dhe britanike.

Gjatë orëve të para të së dielës, forcat aleate perëndimore ndërprenë sulmet ajrore në qytetet libiane Tripoli dhe Bengazi, por pavarësisht sulmeve të perëndimorëve. Presidenti libian Moamer Gadafi në një fjalim të tij në televizionin shtetëror deklaroi se të gjithë libianët janë të armatosur dhe janë të gatshëm për të shpartalluar forcat perëndimore.

Sulmet e forcave perëndimore paraqesin terrorizëm dhe është e pashmangshme që ato do të humbasin”, deklaroi Gadafi.

Ai shtoi se të gjithë libianët do të mbrojnë vendin e tyre dhe asnjëherë nuk do të braktisin atë, duke shprehur qëndrimin se Libia është e gatshme për luftë afatgjate.

Gadafi nënvizoi se forcat ushtarake libiane kanë arritur përparime në këmbësori.

Bëhet me dije se tre bombardues amerikan të tipit Stealth B-2 kanë sulmuar me 40 bomba aeroportin ushtarak të forcave ushtarake të Moamer Gadafit.

Në Pentagon kanë thënë se nuk dëshirojnë të japin detaje mbi sulmin, por siç bëhet e ditur një avion bombardues kanë fluturuar edhe mbi rezidencën e presidentit Gadafi në Bab al Azizi, në jug të kryeqendrës Tripoli.

Forcat ushtarake artilerike libiane i janë përgjigjur me zjarr sulmeve ajrore të avionëve të forcave perëndimore.

Sipas “France Press”, në sulmet ajrore të koalicionit perëndimor në disa qytete kanë vdekur 48 njerëz e rreth 150 janë plagosur.

Këshilli i Unionit Afrikan në Libi bëri thirrje për ndërprerje të përkohshme të zjarrit dhe vënien e kontaktit me autoritetet libiane për futjen e ndihmave për qytetarët e Libisë. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2011, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori