U kapën në Rinas me radio, mediat në Angli: Shqipria akuzon dy britanikë si spiunë

Mediat në Britaninë e Madhe i kanë bërë jehonë ndalimit të dy shtetasve britanike më 30 maj të këtij viti në aeroportin e Rinasit. Dy britanikë akuzohen si spiunë nga ana e Shqipërisë, dhe u arrestuan me radiotransmetues në bagazhet e tyre në aeroportin e Tiranës.

Britanikët arrestohen në Shqipëri me akuzën e spiunazhit pasi radiot u gjetën në bagazhet e tyre dhe nuk ishin deklaruar. Dy burra pretenduan se ishin inxhinierë IT, hobi i padëmshëm i të cilëve ishte radio amatore.

Ata janë marrë në pyetje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nga oficerët e inteligjencës, më pas dyshja janë kthyer në Britani të Madhe, por mbeten nën hetim nga pala shqiptare.