Fyle uron për Ditën e Evropës
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle, në deklaratën e tij për Ditën e Evropës, thotë se perspektiva e integrimit Evropian mbetet e hapur për të gjitha vendet në rajon, por ky nuk është një udhëtim falas. Ajo kërkon përcaktim dhe përpjekje të vërteta. Ajo kërkon që liderët të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë Evropiane.

”Sot është një ditë e rëndësishme për Evropën - ”Dita e Evropës” - momenti t''ia rikujtojmë vetes se çka është projekti Evropian dhe se çfarë duhet bërë që të jemi pjesë e tij. Para më shumë se 60 vitesh Robert Schuman e shprehu vizionin e tij për një ”Union sa më të afërt” të kombeve Evropiane. Ne ende edhe sot jemi duke e shtyrë përpara këtë ide. Kroaciashpejti do të bëhet anëtari i 28-të dhe ”dhoma e pritjes për Ballkanin Perëndimor” ende është shumë nga të qenit e zbrazët. Kjo tregon se vizioni i Shuman-it vazhdon të inspirojë dhe fuqizojë stabilitetin dhe progresin e Evropës”, thotë ai. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2013, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori