Fyle: Sanksionet kundër Rusisë mund të shtohen
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, është shprehur se sanksionet e BE-së gradualisht mund “të shtohen në fusha të gjëra ekonomike”, nëse Moska vazhdon t'a destabilizoj Ukrainën.

Stefan Fyle nga Strasburgu ku merrtë pjesë në një debat për krizën në Ukrainë, theksoi se “aksionet e koordinuara dhe profesionale” nga grupet e armatosura në pjesën lindore të Ukrainës, i përngjajnë skenarit që është parë në Krime.

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian ka njoftuar se Komisioni Evropian i ka ftuar qeveritë e Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës, në muajin maj në Bruksel, për t’i mbështetur në kuadër të Partneritetit Lindor. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2014, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori