Futet për të vjedhur, pronari "vret" grabitësin e argjendarisë (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë pranë sheshit Omonia në Athinë.

Një person mbeti i bllokuar brenda argjendarisë gjatë tentativës për ta vjedhur atë, gjë e cila i kushtoi jetën më pas.

I riu, i cili më pas u identifikua si Zacharias Kostopoulos tentoi të vidhte në argjendari kur pronari nuk ndodhej aty. Ai mori disa plagë nga xhamat e thyer kur tentoi të futej aty, ndërsa pasi i fut sistemet e sigurisë e bllokuan brenda, raporton Albeu.com.

Në luftë për të dalë jashtë, kthehet pronari i argjendarisë, ndërsa të tjerë u mblodhen aty pranë.

Një video e publikuar nga "Protothema", tregon tentativat e dëshpëruara të të riut për të dalë jashtë ndërkohë që i rrjedh gjak nga duart dhe këmbët.

Por, ndërkohë që ai tenton të dalë jashtë, afrohet pronari dhe një tjetër dhe e godet me shkelma duke bërë që të çahet edhe më tepër nga xhamat.

Më pas, i riu mbetet i shtrirë në trotuar deri në ardhjen e policisë, ndërsa ndërron jetë disa minuta më vonë.

Policia arrestoi pronari e argjendarisë për vdekjen e Zacharias Kostopoulos. Ky i fundit ishte aktivist dhe një pjestar i komunitetit gej në Athinë dhe i diagostifikuar me HIV. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori