Futet në manastir pa këmishë dhe i hidhet sipër një murgeshe (VIDEO)
Një motër nderi sypatrembur në manastirin e Kaliningradit në pjesën perëndimore të Rusisë është bërë hit në internet, pasi ka arritur në mënyrën më të mirë të mundshme ta mbroj kolegen e saj nga një sulmues.

E veshur në të zeza, ajo kishte ndjekur nga pas burrin që lakuriq i ishte vërsulur koleges së saj që në një moment e rrëzon në tokë.

Dhe kur ai e kapi për kokë motrën e nderit, asaj i erdhën në ndihmë edhe motrat e tjera që bashkuan forcat për ta “neutralizuarsulmuesin që ishte nën ndikimin e alkoolit.

Pasi u alarmuan të gjithë brenda manastirit, reaguan edhe pjesëtarët e sigurimit të cilët e prangosën sulmuesin, ndërsa gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Shtuar më 08/06/2018, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori