Flet apo jo me Donaldin? Arjola Demirit i bëjnë kërkesën: Të përmend në emision, ktheji përgjigje (FOTO LAJM)

Po bën rreth 3 muaj që nga përfundimi i “Big Brother VIP”, por banorët vazhdojnë të mbeten ende në qendër të vëmendjes falë ndodhive në shtëpinë e famshme dhe publiku duket se ka mbetur ende i ndarë.

Fansat e Ilirit nuk mund të jenë të Donaldit dhe e anasjellta. Rrjedhimisht edhe me miqësitë e tyre.

Rasti i fundit është i Arjola Demirit. Pasi u përmend së tepërmi në emisionin e dytë të emisionit të Donaldit, “Më ler të flas”, ndjekësit kanë nisur me “këshillat”.

“A do i përgjigjesh ati miushit që po të përflet te emisioni i thashethemeve”, i komento një nga ndjekëset të cilës Arjola nuk i ka kthyer një përgjigje.

Ishte Fifi e cila së fundmi foli për Arjolën në “Më lër të flas” .

“Refuzoj me u marrë me shumicën prej tyre dhe jam takuar me disa prej tyre, nuk kam bërë njeri bllok, thjesht pashë që dikush më kishte bërë bllok. Kam shprehur pëlqim për dy tre personazhe atje. Mbase gjithçka shihet, kam parë se kush s’ka folur dhe kush ka folur prapa krahëve për mu, kam dëgjuar gjëra të rënda. Por zënkat tona kanë ndodhur tre javorshin e parë dhe pas tre javëshit kam parë që duhet ta përkrah këtë njeriun. Për me i ik pakëz asaj vorbullës që ishte faza e Big Brother unë kisha sulme të padiskutueshme, kam humbur edhe miq. Më kanë thënë ishalla nuk bëhet më se ajo është shtir. Unë nuk kam dashur kurrë për t’i bërë lidhjet e mia publike, por e kam bërë publike për të treguar se sa e dashuruar jam unë me atë” – tha Fifi./albeu.com.


Shtuar 9.05.2022 11:53