Shpërthimi në Arabinë Saudite, Rama: Krim i neveritshëm, synon të ndikojë dhe më tej në krizën e energjisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shpërthimit në afërsi të një depoje nafte në Arabinë Saudite.

Rama shkruan në Twitter se është një krim I neveritshëm kundër Arabisë Saudite që synon të ndikojë më tej në krizën e energjisë.

“Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! #Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 25.03.2022 18:45