Fushata e Clinton: Do të marrim pjesë në rinumërimin e votave
Kandidatja e Partisë së Gjelbër, Jill Stein në SHBA ka kërkuar rinumërimin e votave në një zonë ku fitoi shumë ngushtë republikani Donald Trump.

Ajo e dorëzoi kërkesën në Komisionin Zgjedhor pasi siguroi edhe fondet e nevojshme për të iniciuar këtë proces.

Ndërkohë, fushata e Hillary Clinton deklaroi të shtunën se do të marrë pjesë në procesin e rinumërimit të votave në disa shtete kyç, duke ju bashkuar kështu kandidates së Partisë së Gjelbër Jill Stein, raporton CNN.

Por, me anë të një postimi në Medium, Marc Elias, këshilltari i fushatës tha së gjatë investigimit të tyre ata nuk kishin parë ndonjë shenjë parregullsie.

Kërkesa për rinumërim është bërë në shtetin ku fitoi ngushtë Donald Trump, në zgjedhjet e para dy javëve.

Mediat e huaja raportojnë se për të kërkuar rinumërim duheshin 1.1 milion dollarë dhe Stein bëri thirrje për donacione.

Komisioni zgjedhor pritet të marrë një vendim javën e ardhshme Stein është zotuar gjithashtu se do të kërkojë rinumërime të votave edhe në Michigan dhe Pensilvani. /albeu.com/

Shtuar më 26/11/2016, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori