"Fuqizoni arsenalin atomik!", Çfarë ka në plan Donald Trump?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dhënë urdhërin për fuqizimin e arsenalit atomik dhe për të siguruar se ky armatim është në "nivelin më të lartë".

Gjatë një interviste për "Reuters", Trump ka argumentuar se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur prapa në kapacitetin e armatimit bërthamor, si dhe ka kritikuar marrëveshjen e vitit 2011 START me Rusinë, për kufizimin e armatimit strategjik, sipas së cilës kërkohet që të dy palët duhet t'i kufizojnë arsenalet e tyre të armatimit strategjik atomik deri në shkurt të vitit të ardhshëm, në nivel të barabartë për një periudhë 10 vjeçare, raporton "Rel".

Presidenti Trump tha se kjo marrëveshje është e njëanshme. "Kjo është edhe një marrëveshe e keqe për vendin", tha Trump dhe ka shtuar se "ne do të fillojmë të bëjmë marrëveshje të mira". /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 08:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori