Fuqia shkatërruese e uraganit “Irma” arrin në Porto Riko (VIDEO)

Uragani më i fuqishëm i regjistruar deri më tani në rajonin e Atlantikut tashmë ka arritur në kryeqytetin e Porto Rikos.

Uragani i tmerrshëm, i quajtur “Irma” tashmë ka arritur në kryeqytetin e Porto Rikos, në San Juan.

Këtë mëngjes, syri i uraganit, me shumë mundësi katastrofik, vlerësohet të ketë qenë sa madhësia e Francës. Zyrtarët paralajmëruan qytetarët të kërkojnë mbrojtje nga “kthetrat” e Irmës, më një deklaratë që përmbyllej me “Zoti na shpëtoftë të gjithëve!”, shkuan albeu.

Stuhia e cila tashmë ka hyrë në kategorinë e kategorisë së 5-të, që është niveli më i lartë i mundshëm, po arrin shpejtësinë e erës 300 km/h ndërsa përshkon mes Karaibeve.

Uragani më i fuqishm i Atlantikut fillimisht ka goditur Antigua dhe Barbuda, përpara se të lëvizte drejt Saint Martin dhe Saint Barthélemy. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori