Ibrahimovic: Shfrytëzojeni rastin të më admironi në fushë, nuk do të shihni më kurrë diçka të tillë

Zlatan Ibrahimovic ka folur për tërheqjen e Suedisë dy ditë para gjysmëfinales së play-off-it ndaj Çekisë.

Sulmuesi i Milanit, si zakonisht, bën bujë me deklaratat e tij: “Nuk do të mund të luaj të gjitha 90 minutat, edhe ai e di këtë. Unë dhe trajneri jemi në dispozicion. Unë jam duke u plakur, por jam ende në formë të mirë, kështu që shfrytëzoni rastin të më shihni në fushë sa të mundeni, sepse nuk do të shihni më kurrë diçka të tillë. Shijojeni sa zgjat”. /albeu.com/


Shtuar 22.03.2022 21:32