Fundoset një anije egjiptiane me 1400 udhëtarë
Pëlqej
Albeu.com
Një anije egjiptiane me afro 1.400 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi është fundosur në Detin e Kuq. Në anije ndodheshin 1.310 pasagjerë dhe 96 anëtarë ekuipazhi.Njoftimet më të fundit bëjnë të ditur për gjetjen 12 të mbijetuarve dhe 15 trupave të pajetë.

Kontakti i fundit me anijen u regjistrua pasi ajo kishte kaluar 100 km nga porti i ankorimit, ndërsa varka shpëtimtare dhe helikopterë po kërkojnë për të mbijetuar të mundshëm, mirëpo thuhet se kushtet atmosferike janë shumë të këqija.
Anija 6.650 tonësh, e vjetër 35 vjet, është pronë e kompanisë egjiptiane El Salam. Kreu i administratës së kësaj kompanie, ka thënë se nuk ka pasur ndonjë thirrje për shpëtim nga ana e ekipit të anijes. Ende nuk dihen shkaqet e fundosjes së kësaj anijeje, ndërsa mësohet se në kohën që ajo u nis nga porti i Dubas, në det kishte erëra.
Shtuar më 03/02/2006, ora 17:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori