Fundoset anija me emigrantë, 82 viktima në Itali (FOTO LAJM)

Dhjetra persona kanë humbur jetën pasi një anije me emigrantë u fundos në jug të Italisë. Zyrtarët thonë se bëhet fjalë për të paktën 82 viktima. Me shumë gjasa janë hedhur në det, pasi anija po përballej më vështirësi në afërsi të ishullit të Lampedusës. Bilanci përkeqësohet me kalimin e orëve.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet. Besohet se në anije kishte rreth 500 emigrantë. Një mjek nga shërbimet emergjente lokale ka thënë se pasagjerët e anijes vinin nga Somalia. Lampedusa ndodhet në mes të Tunizisë dhe Sicilisë dhe është një nga hyrjet kryesore të emigrantëve në Bashkimin Evropian.

Ky është i incidenti i radhës në brigjet italiane. Të hënën 13 emigrantë humbën jetën kur një anije u fundos afër Sicilisë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori