Fshihet emri i Mubarak në Egjipt
Hosni Mubarak
Qindra sheshe publike, rrugë, biblioteka dhe shkolla në të gjithë Egjiptin mbajnë emrat e ish-ciftit presidencial, por jo dhe për shumë kohë, pasi një gjykatë në Egjipt ka vendosur që emrat e ish-presidentit Hosni Mubarak dhe bashkëshortes së tij të hiqen nga të gjitha vendet publike.

Pushteti 29-vjecar i Mubarak mori fund me dorëheqjen e tij në muajin shkurt, pas shumë javësh protestash popullore kundër qeverisë.

82-vjecari ndodhet aktualisht nën arrest, në një spital në resortin turistik Sharm el Sheikh, në Detin e Kuq dhe mediat vendase lajmërojnë se shëndeti i tij është i paqëndrueshëm. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2011, ora 19:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori