Jo 100 mijë euro, “Big Brother VIP Kosova” surprizon me çmimin e madh për fituesin

Big Brother VIP Kosova pritet të fillojë në muajin shtator. Si pasojë është zbuluar çmimi i madh që do të marrë fituesi, i cili në krahasim me spektaklin e Shqipërisë do të jetë plot 200 mijë euro.

Lajmin e ka dhënë vetë prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i cili nuk ka dhënë detaje të reja.

Kujtojmë që disa nga emrat e parë që janë përfolur për të qenë pjesë e këtij formati janë Ardian Bujupi dhe Genc Salihu.