Frontex ndihmë Greqisë në përballjen me refugjatë
Greqia
Duke filluar nga java e ardhshme, Greqia do të mbështetet prej trupave evropiane për tejkalimin e krizës me refugjatët. Komisionerja e Brendshme, Cecilia Malmström bëri të ditur se në pjesën e kufirit të Greqisë me Turqinë do të dërgohen 175 pjesëtarë të Agjencisë evropiane Frontex.

Trupat do të dërgohen nga Gjermania dhe gjashtë vende të tjera. Greqia ka bërë lutje për ndihma në përballjen e krizës me refugjatët, të cilët hyjnë nga zona kufitare me Turqinë.

Sipas të dhënave nga Brukseli, gati 80 për qind e refugjatëve ilegalë që janë futur kohët e fundit në BE, kanë ardhur përmes territorit të Greqisë. (albeu.com)
Shtuar më 31/10/2010, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori