Frikë në parlamentin turk, dy militantë të armatosur tentojnë të futen brenda
Një njoftim jo i zakonshëm është bërë nga zyrtarë të Turqisë, të cilët kanë bërë me dije se policia ka ndaluar dy persona që dyshohen të jenë militantë të së majtës ekstreme.

Personat janë munduar të futen në parlamentin e vendit me objekte të mprehta dhe pajisje më eksplozivë.

Fahrettin Altun, drejtor i marrëdhënieve me publikun për presidentin turk, ka thënë në një postim në rrjetin social Twitter më herët se të dyshuarit ishin anëtarë të partisë së jashtëligjshme për Lirinë e Popullit dhe Revolucion.

"Ky është një akt terrorist kundët vullnetit të vendit për paqe", ka shkruar ai.

Agjencia e lajmeve Anadolu ka thënë që të dyshuarit, një grua dhe një burrë, kanë arritur në ndërtesën e vendit të martën dhe kanë tentuar të marrin pengje por janë ndaluar me kohë.

Partia DHKP-C konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, SHBA’ja dhe Bashkimi Evropian. /albeu.com/

Shtuar më 15/05/2019, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori