ZYRTARE/ Manchester United nënshkruan me Lisandro Martinez

Manchester United , i cili njoftoi një marrëveshje paraprake me Ajax për inkorporimin e Lisandro Martínez , ka zyrtarizuar nënshkrimin e qendërmbrojtësit argjentinas.

“Djajtë e Kuq” mbyllin kështu transferimin e 24-vjeçarit deri në vitin 2027 , i cili do të ketë opsionin për të zgjatur lidhjen me klubin edhe për një sezon.

Kujtojmë që tekniku i ri Ten Hag, e ka pasur nën urdhërat e tij tek Ajax dhe i njeh mjaft mirë cilësitë e lojtarit./albeu.com