Frika nga spiunazhi detyronë AT&T të anulojë planet me Huawei
Ligjvënësit amerikanë po ushtrojnë presion mbi kompaninë më të madhe të telekomunikacionit në botë, AT&T, të shkëputë të gjitha lidhje komerciale me gjigantin kinez të celularëve, Huawei, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare.

Sipas dy asistentëve në Kongresin e SHBA, të cilët folën me Reuters, senatorët dhe anëtarët e Dhomës së Ulët po kërkojnë nga kompania me qendër në Dallas që të heqë dorë nga planet e bashkëpunimit me kompaninë nga Shenzhen i Kinës mbi standarded për rrjetin 5G. AT&T pritet të nisë rrjetin 5G nga fundi i këtij viti dhe po konkurron me Verizon për t’u bërë rrjeti i parë në SHBA që do t’u ofrojë shërbimin me shpejtësi të lartë konsumatorëve.

Edhe shitja e pajisjeve Huawei përmes kompanisë së varur AT&T, Cricket Wireless, është përmendur si pikë pakënaqësie për disa ligjvënës amerikanë.

Përveç kësaj, lajmet thonë se aplikimi i operatorit China Mobile për licensë amerikane, i cili ka mbetur pezull që më 2011, mund të refuzohet mes frikës së spiunazhit nga Kina.

Kjo lëvizje do të ishte një tjetër goditje e rëndë për Huawein nëse AT&T do t’i përgjigje pozitivisht kërkesës dhe njëherazi do të ishte goditje e rëndë për imazhin publik të kompanisë kineze.

Huawei nuk e ka për herë të parë që e sheh veten mes akuzave për kërcënim të sigurisë së SHBA, por deklaratat e fundit do të jenë një pengesë e madhe në planet afatgjata të prodhuesit të tretë më të madh në botë të celularëve për të mundur Apple dhe Samsung në garën për vendin e parë. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori