Frika nga një izolim i dytë, rriten shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektantët në Gjermani
Teksa numri i të infektuarëve me koronavirus rritet çdo ditë, duket se qytetarët gjemanë janë frikësuar se do të hyjnë në një mbyllje të dytë dhe kanë nisur me shpejtësi furnizimet.

Zyra e Statistikave, ka deklaruar se janë rritur shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektuesit.

“Paniku i blerjeve është duke nisur sërish”, ka thënë kjo Zyrë përmes një postimi në rrjetin social, Tëitter. Mësohet se blerja e letrave dhe dezinfektantë është rritur e gati 90 % javën e kaluar, në krahasim me nivelet para krizës, e dezinfektuesve, për 72.5 për qind, e sapunit, 62.3 për qind, është thënë në një deklaratë ndaras.

Gjermania ka qenë më e suksesshme në luftimin e koronavirusit sesa shumë shtete tjera evropiane, përfshirë Britaninë dhe Francë, mirëpo numrat edhe atje po rriten me ritëm të shpejtë javëve të fundit.

Po ashtu mësohet se Gjermania ka raportuar të enjten 11,287 raste të reja me koronavirus, duke tejkaluar rekordin ditor prej 7,830 rasteve më 16 tetor.

Të paktën 392,049 persona janë infektuar në Gjermani, ndërsa janë regjistruar 9,905 viktima.
Shtuar më 22/10/2020, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori