Donald Trump urren
peshkaqenët, kështu mësohet të ketë thënë presidenti i Amerikës.
Ai ka deklaruar se kurrë nuk do të japë para për të shpëtuar
peshkaqenët duke shtuar: "Unë shpresoj që të gjithë
peshkaqenët të ngordhin", përcjell albeu.com
Kjo është edhe arsyeja se përse
Donald Trump nuk i është shërbyer supë me pendë peshkaqeni kur ishte për vizitë zyrtare në Vietnam, ndryshe nga sa u raportua nga media amerikane.
Ndërkohë që kjo deklaratë e
Trump nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e rrjeteve sociale, të cilët kanë shfrytëzuar momentin për ta kthyer në një situatë qesharake të gjithë këtë. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2018,
ora 15:32