Francezët në grevë për shkak të ndryshimit të orarit të punës
9 ditë përpara fillimit të Kampionatit Evropian ka fillluar greva e hekurudhave në Francë.

Kjo vjen në formë proteste për shkak të ndryshimeve në oraret e punës, duke iu bashkuar protestave që po kryen në të gjithë Francën në lidhje me reformat e punësimit që kërkon të ndërmarrë qeveria.

Situata është përkeqësuar veçanërisht javën e fundit, pasi kabineti qeveritar kaloi projektligjin duke anashkaluar Parlamentin dhe opozitën.

Këto kohë trenat e shpejtë drejt Britanisë së Madhe funksionojnë normalisht, ndërsa vetëm 40 % e lëvizjes hekurudhore drejt Italisë dhe Spanjës është aktive, ndërkohë që Sindikata e Punëtorëve ka kërkuar që të bllokohen edhe metrotë e Parisit.

Ndërkohë, reduktime priten edhe në transportin ajror edhe pse ngjarja nuk lidhet drejtpërdrejt me reformat, por me faktin se pilotët e “Air Francë” kanë kërkuar rritje të pagave.

Sindikata e Punëtorëve ka programuar një protestë masive me 14 qershor, kundër veprimeve të Qeverisë Vals ditën që projektligji do t’i kalojë Senatit.

Presidenti François Hollande ka thënë se qeveria nuk do të tërhiqet nga reformat, pavarësisht protestave masive në të gjithë vendin dhe që jo pak herë kanë përfunduar në përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori