E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Francezët në favor të ndërhyrjes së ushtrisë në Marseille
Një sondazh i publikuar ditën e sotme tregon se 6 nga 10 votues fracez mbështesin dërgimin e ushtrisë në Marseille për të luftuar krimin.

57% e të anketuarve përkrahin propozimin, e lansuar në opinion nga një politikan lokal, tregojnë numrat e sondazhit të YouGov që u publikua, njofton Huffington Post.

Duke u bazuar në të dhënat e sondazhit 24% e kanë kundërshtuar zbarkimin e ushtrisë, 76% janë të mendimit se krimet e fundit ndërmjet karteleve narkotike shënojnë “përkeqësim të qëndrueshëm”, të situatës në qytet, shkruan REL.

Ideja e dërgimit të trupave ushtarake në Marseille është hedhur poshtë vitin e shkuar nga kabineti qeveritar, por të enjten një figurë prominente e Partisë Socialiste në pushtet, tha se megjithatë duhet marr në konsideratë këtë gjë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori