Francezët fillojnë votimin për President, Macron apo Le Pen
Pas një fushate të zgjedhore të mbushur me skandale dh befasi, qytetarët francezë kanë filluar sot të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të Francës.

Sondazhet tregojnë se francezët do të zgjedhin Emmanuel Macronin, një 39-vjeçar ish ministër i Ekonomisë që dëshiron të ndërtojë urë lidhëse në mes të djathtistëve dhe majtistëve të ndarë, duke i bërë qëndresë një rryme kundër establishmetit që i pa britanikët të votonin për të dalë nga BE-ja dhe amerikanët për ta zgjedhur Donald Trumpin president.

Por, nëse ndodh ndonjë befasi dhe fiton kandidatja e Frontit Nacional Marine Le Pen, atëherë e ardhmja e BE-së mund të jetë në rrezik.

Deri më tani, Macron, ka një epërsi prej 23 deri 26 për qind ndaj Le Penit në sondazhet publike. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2017, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori