Policia franceze ndalon protestat në Notre Dame
Jelek-verdhët kanë paralajmëruar protesta të tjera kundër pushtetit në Francë. Policia ua ka ndaluar atyre protestën pranë ndërtesës së djegur të “Notre Dame”.

Pikërisht “jelek-verdhët do të vijojnë protestat në javën e 23 të tyre, në një demonstrim të parashikuar në Paris. Ata do të protestojnë nesër, e shtunë, por me urdhër të prerë iu është ndaluar demonstrata afër Katedrales së djegur, shkruajnë mediat franceze.

Në deklaratën e policisë thuhet se asnjë protestë nuk mund të mbahet afër Katedrales së “Notre Dame”, për shkak të brishtësisë që paraqet ndërtesa.
Jelek-verdhët kanë disa javë që protestojnë kundër qeverisjes së vendit, sidomos ndaj taksave të shtuara për punëtorët. Ata tashmë janë kthyer në një lëvizje dhe shprehen se janë kundër kastës aktuale franceze, të cilën e quajnë të kalbur dhe se punon kundër punëtorëve.
/albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori