Francë, sindikatat në grevë
Flamuri francez
Sindikatat në Francë po zhvillojnë sot një grevë të re kundër ndryshimeve të pritshme në ligjin e pensioneve. Sindikatat janë kundër propozimeve të presidentit Nikolas Sarkozy për të kursyer fonde publike duke shtuar moshën e daljespension për francezët.

Kjo është greva e tretë brenda muajit në vend. Makinistët e trenave, punonjësit e sektorit postar, kontrollorët e trafikut ajror dhe punonjësit e porteve po protestojnë ndaj rritjes së mundshme të moshës minimale të daljespension nga 55 në 67 vjeç.
Shtuar më 12/10/2010, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori