Francë, senati miraton reformën e pensioneve
Senati Francez
Pavarësisht protestave masive disaditore, senati francez miratoi rritjen e planifikuar të moshës së pensionit në Francë nga 60 në 62 vjeç. Miratimit i parapriu një debat i tej zgjatur 130 orësh, debati i dytë më i gjatë në 30 vitet e fundit në Francë.

Opozita, shumica deputetë socialistë, kishin depozituar më shumë se 1200 kërkesa për ndryshime në ligj. Miratimi përfundimtar nga dy dhomat e parlamentit pritet të bëhet në dy javët e ardhshme.

Sindikatat franceze bënë thirrje të premten për protesta të reja në javët e ardhshme. Të martën pritet të protestojnë studentët francezë. Për shkak të bllokimit të shumë rafinerive, çdo e pesta pikë karburanti në Francë nuk ka benzinë. (albeu.com)
Shtuar më 23/10/2010, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori