Francë, publikohen karikatura të profetit Muhamed
E përjavshmja satirike franceze 'Charlie Hebdo' publikoi një seri të karikaturave që tallin profetin Muhamed. Botuesi i së përjavshmes, dikur një karikaturist i njohur me emrin Charb, paralajmëroi se imazhet do të “shokojnë ata që duan të jenë të shokuar”.

Karikatura në pjesën e pasme të revistës shfaq profetin lakuriq, ndërsa brenda revistës ka edhe imazhe të tjera. Ndërkohë, prej mëngjesit të ditës së sotme, faqja në internet e revistës nuk është e aksesueshme. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori