Francë, ministri i Buxhetit me llogari të fshehtë
Politika në Francë tronditet pas deklaratave të njeriut që e kishte kthyer luftën kundër evazionit fiskal në kalin e tij të betejës politike, e që ishte thirrur nga presidentit Hollande për konsolidimin fiskal. Ish-ministri francez për buxhetin, Jerome Cahuzac dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte mbajtur të padeklaruar një llogari në një bankë të huaj për mëse 20 vjet.

Për 60 mijë euro në një bankë zviceriane Cahuzac u vu nën hetim zyrtar për pastrimi të të ardhurave e mashtrim tatimor, ndërsa skandali më i fundit është shndërruar në një tërmet politik në Francë. Kryeministri Jean Mark Ayrault nuk i kursen kritikat, raporton AS.

"Jerome Cahuzac ka gënjyer. Ai gënjeu presidentin, kryeministrin. Një politikan duhet të jetë i ndershëm, më shumë se çdo qytetar tjetër. Duhet të demonstrojë sjellje shembullore, duhet të respektojë ligjin",-u shpreh ai. Por opozita UMP reagon me forcë. Për presidentin e partisë, Jean-François Cope, gënjeshtra e Cahuzac "shënoi fundin e moralizmit të ngathët" të Hollande:

"Ka një pyetje në mendjen e të gjithëve. Si është e mundur që François Hollande nuk e dinte?",-deklaron ai. Afera, e cila u publikua në website e lajmeve investigative, "Mediapart" vjen ndërsa qeveria Hollande lufton për të bindur investitorët për kredibilitetin e saj fiskal dhe aftësinë për të mbajtur nën kontroll financat publike./albeu.com/
Shtuar më 03/04/2013, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori