Francë, Le Pen kërkon ndërprerjen përfundimtare të procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE
Drejtuesja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen kërkoi sot ndërprerjen
përfundimtare të
procesit të
anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, në një kohë kur presidenti, Emmanuel Macron priti në
Paris homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Orientimi për shkatërrimin e lirisë nga regjimi i Erdoganit, pushtimi i Qipros, pozicioni gjeografik i Turqisë, për të gjitha këto arsye, Franca duhet të kërkojë ndëprerjen
përfundimtare të
procesit të
anëtarësimit të Turqisë në BE!”, deklaroi drejtuesja e Frontit Kombëtar në një mesazh në rrjetin social Twitter nënshkruar “MLP”.
Mbështetësit e të drejtave të njeriut presin një mesazh nga presidenti francez për homologun turk, i cili shpreson të përfitojë nga vizita në
Paris për rifillimin e dialogut me Evropën./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018,
ora 16:30