Një adoleshente minorene në Francë është vënë nën hetim, pasi
akuzohet se ka planifikuar një sulm terrorist duke përdorur
aplikacionin e mesazheve “
Telegram”.
Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë të drejtësisë franceze, ndërkohë që vajza është e moshës 16-vjeçare.
E dyshuara nuk ka asnjë rekord kriminal nga e kaluara e saj, por është prangosur në shtëpinë e saj gjatë së
enjtes së kaluar, pas një bastisjeje antiterror në periferi të Parisit.
Ajo ishte administratore e një grupi në
aplikacionin që konsiderohet gjerësisht si i pagjurmueshëm nga shërbimet e sigurisë, ndërsa
akuzohet se ka bërë thirrje për sulme.
Aplikacioni “
Telegram”, një krijim i vitit 2013 nga vëllezërit rusë, Nikolai and Pavel Durov, është përdorur edhe nga terroristi që vrau priftin në Normandi gjatë muajit të kaluar.
Bastisja e së
enjtes ishte rezultat i monitorimit nga shërbimet e sigurisë të sjelljeve të dyshimta në rrjetet sociale, sipas asaj që bën të ditur gazeta “Le Parisien”.
Emri i vajzës nuk është bërë publik nga autoritetet dhe gjithashtu thuhet se nuk ka përmendur ndonjë objektiv specifik. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2016,
ora 16:55