Francë, ekstremi i majtë sfidon Le Pen
Udhëheqësi i ekstremit të majtë në Francë, Jean-Luc Melenchon, sfidoi rivalen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, duke deklaruar se do të konkurrojë në të njëjtën zonë me të, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Do të zhvendosem të konkurroj përballë Le Pen, pasi kjo betejë ka një rëndësi kombëtare dhe gjithashtu një rëndësi kontinentale, pasi të gjithë sytë e Europës janë drejtuar mbi ne”, deklaroi Melenchon, përpara mbështetësve të tij në qytetin verior.

Franca aplikon një sistem në të cilin deputetët ballafaqohen midis tyre në zonat zgjedhore. Në një deklaratë, Melenchon deklaroi se do të përfaqësojë klasën punëtore në Henin-Beumont, praën Kalesë, ku Le Pen banon dhe konkurron. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2012, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori