ZYRTARE/ Berisha rikthehet në krye të PD-së, sa vota mori

Sali Berisha rizgjidhet kreu i PD-së pas 9 vitesh.

Ish-kryministri mori 93.45% të votave, teksa përballë kishte Elezin.

Në selinë blu në kryeqytet janë mbledhur demokratë dhe simpatizantë të shumtë të cilët presin rezultatin dhe ardhjen e Berishës në parti.

Kështu, Sali Berisha kthehet në krye të PD-së pas 9 vitesh, kur demokratët humbën pushtetin përballë Edi Ramës dhe Berisha dha dorëheqjen.

Total: 43.680 vota

Berisha 40.820 vota, 93.45%

Elezi 2532 vota, 5.8%. /albeu.com/


Shtuar 22.05.2022 22:50